PS mungoi në Komisonin për Shëndetësinë, Ndreca: Asnjë vendimmarrje për mbledhje sot

3 Prill, 17:39| Përditesimi: 3 Prill, 17:49

  • Share

1712159352_ndreca.jpg

Nënkryetari i komisionit hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi, Plarent Ndreca  u shpreh se kryetarja e komisionit, Albana Vokshi nuk është konsultuar në lidhje me mbledhjen e sotme. Ndërkaq ai shton se nuk ka pasur asnjë vendimmarrje apo dakordësi për mbledhjen e komisionit ditën e sotme.

"Trishtim i madh kur sheh kolegët e opozitës që mblidhen sipas qejfit, në mosrespekt të plotë të rregullave bazike të një organi kolegjial. Çdo vendimarrje është e Komisionit dhe jo e Kryetares se tij. Asnjë vendimarrja apo dakortësi nuk ka nga komisioni për mbledhje sot, pavarësisht se dje e kishim në rend dite, por u refuzua të shqyrtohet nga Kryetarja. Njoftimet e njëanshme dhe të pavotuara apo dakortësuara në komision, janë vijim i kulturës së mosnjohjes së proçedurave që i ka kthyer në parti “vulëhumbur”, që akoma, sot e kësaj dite, nuk po arrijnë ta gjejnë", shkruan Ndreca në Facebook.

B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?