Zbardhet axhenda/ PS mbledh nesër Kongresin, Report Tv zbulon detaje nga punimet! Deputetë e ministra me tryeza në shesh! Mandati i 3, hapja e partisë, por edhe ‘prerje’ kokash

8 Prill 2022, 14:47| Përditesimi: 8 Prill 2022, 22:11

  • Share

E shtuna e 9 prillit do të jetë një ditë e ngarkuar për kampin socialist. Faza e parë e Kongresit do të nis në  orët e para të mëngjesit. Në pjesën e jashtme të Pallatit të Kongreseve, do vendosen disa tavolina të rrumbullakëta. Përfaqësues të PS, do të zhvillojnë takime  me anëtarë e qytetarë kryesisht mbi problematikat aktuale, si p.sh kriza e çmimeve.  Pjesë e tryezave përkatëse, do të jenë edhe ministrat sipas fushave.

Ky diskutim, që pritet të shtrihet ne disa sheshe kryesore, do të zgjasë  rreth 3 orë, ndërsa më pas në orën 12, nis faza e dytë e punimeve e cila do të shënojë hapjen punimeve nga Damian Gjiknuri. Një pjesë të rëndësishme në kongres do ta marrë Këshillimi Kombëtar, rezultate e procesit dhe perspektiva e tyre

Për kapacitetet në radhët e PS do të flasë edhe Ditmir Bushati, ndërsa përfaqësimi i qytetarëve dhe  përgjegjësit e mazhorancës do të jetë në fokus nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla. Pika kulmore e Kongresit do te jetë fjalimi i Edi Ramës, i cili më herët ka lajmëruar se të gjithë do të bëjnë autokritikë, ndonëse në mandatin e tretë. Flitet për ndryshime edhe në Qeveri, por kjo mbetet për tu parë gjatë procesit. Pas Ramës, do të bëhet prezantimi i paketës së ndryshimeve të  statutit të Partisë.  Sipas draftit, kongresi i 9 prillit do të shkarkojë 61 krerët e degëve në rrethe, dhe do të hapë procesin zgjedhor në parti nga data 1 Maj deri në 15 Qershor. Sipas ndryshimeve në statut kryetari i ri i degës do të përzgjidhet mes kandidatëve të propozuar nga Asambleja, me miratim të kryesisë. Ai do të ketë mandat 4 vjeçar, që ndërpritet kur jep dorëheqjen, kur shkarkohet nga kryesia për punë të dobët, kur humbet besimin e anëtarëve dhe kur humb zgjedhjet. Në draftin për ndryshimet në statut parashikohet edhe shtimi i sekretariat ekzekutiv të secilës degë, i cili do të jetë përgjegjës për çdo aspekt administrativ të partisë në nivel bashkie.

1649425340_partiasocialiste.jpeg

1649425354_ps.jpg

1649425371_607ecfe6e3b247c09c31d8a902a6650a.jpg

1649425383_6f4992ac371644dfb42025ef203a3b71.jpg

Ora 21:47
Zbardhet axhenda e punimeve të Kongresit të PS-së

1649424891_ps.jpg

Zbardhet axhenda e punimeve të Kongresit të PS-së.

Agjenda
Kongresi i Partisë Socialiste nis punimet e tij në orën 9.30.
Në pjesën e parë do të jenë 5 panele që do të zgjasin nga ora 9.30-11.30:

-Rinia, Inovacioni, Fëmijët

Vendi: Kolonat mes Sheshit Italia dhe Sheshit Nënë Tereza
-Rajoni, Europa, Siguria

Vendi: Holli i Pallatit të Kongreseve
-Bujqësia dhe Siguria Ushqimore

Vendi: Sheshi Nënë Tereza
-Energjia, Mobiliteti, Mjedisi

Vendi: Sheshi Italia
-Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale

Location: Hapësira para hyrjes së Pallatit të Kongreseve
Pjesa e dytë nis në 12:00 - hapja e punimeve me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, mbi pjesën organizative dhe politike të PS
Këshillimi kombëtar – Paraqitje e rezultateve të procesit dhe objektivat. Elisa Spiropali.
Angazhimi në politikë – Hapja dhe fuqizimi i Partisë Socialiste. Ditmir Bushati.
Përfaqësimi i qytetarëve dhe përgjegjësitë e mazhorancës. Taulant Balla.
Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z. Edi Rama.

B)Sesioni i punimeve formale -Çelja e pjesës organizative.
Statuti – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së. Blendi Klosi.
Digjitalizimi – Prezantim i platformës së re digjitale. Etjen Xhafaj  
Diskutime – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.
Mbyllja e punimeve të kongresit

 

Ora 09:16
Rama me ministrat dhe deputetët në Vila 30, diskutohet një ditë para Kongresit

Një ditë para Kongresit të Partisë Socialiste, që zhvillohet nesër në Pallatin e Kongreseve, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Vila 30 kabinetin qeveritar. 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rama largo hajdutet me firmato: 09/04/2022 00:21

    Persa kohe Rama mban ne pushtet Ahmetaj e Gjiknurin. Ta harroni se do merrni vota nga populli, kane merzi per rritjen e cmimeve, ku gjoja ke ul taksat. Harroje ke ngritur paga, po taksa ske ulur fare, ul ketu e rrit diku. Tatimet i ke fundosur, cfare te pret te japin taksa,kur shitjen jane zero si biznes i madh e i vogel. Kur ti kryeminister pret nga ndertimi lek per taksa, e ajo eshte ne fundosje nga rritja e cmimeve materialesh. Para buxheti nga arka shtetit e keni masakruar. Bashkite si Tr me e madhja, debil veliaj cfare ben taksa as Rama si ka, hiqni kamatat e ulni taksat te dy pushtetet se me keq e keni borxhin publik. Se populli shpirtin mund te japin se shendetin ia mori Covidi. Prandaj thirri mendjes Rama se populli sju do me as ty, por as opoziten. Ju te gjithe per 30 vite keni masakruar popullin me taksa, shendet,arsim e me e keqja keni shkaterruar sistemin hipotekor, ligjor te Shqiperise, qe cdo projekt i huaj investon per keto. Ju prap vidhni e shtremberoni per pislliqet e juaja pasuroheni ne kurriz te popullit qe nuk po sheh ne cep Europen, te thote erdhi drejtesia dhe gjeja te zoti shtepise.

    Përgjigju
  • anisa: 08/04/2022 17:16

    ky kongres besoj do na sjelli lajme te mira pasi partia socjaliste gjithmon lufton per me te miren e vendit.kjo eshte partia vetme qe po shikon gabimet e veta dhe po mundohet ti rregulloj

    Përgjigju
    • Gjergj: 09/04/2022 03:19

      Grupi BYREKU qènka edhe mè i madh tek "socialistèt pèrtej sè majtès dhe sè djathtès" sesa grupi GJIZA i Saliut. Tè na rruajè krietari moj @anisa.

  • Alban: 08/04/2022 16:53

    Gjithshka mes popullit dhe qeverise duhet te jete transparente , bravo per punen qe po beni ????

    Përgjigju
  • Marko: 08/04/2022 16:43

    Kjo gje tregon qe qevaria edhe partia nuk nje as nje gje per vec drejtesis edhe trasparences ndaj popullit

    Përgjigju
    • Gjergj: 09/04/2022 03:20

      BYREK.

  • fatjon: 08/04/2022 16:40

    Po bejnë dicka te mire qe ka per ti sherbyer qytetarve

    Përgjigju
    • Gjergj: 09/04/2022 03:23

      BYREK. Njihen shpejt kèta. Call Center pèr komente pro partisè nè pushtet. Medet, na u katandis kaposhi njè thelè dhe Edi Belevrekja nè klloun byrekèsh.

  • Adnan: 08/04/2022 16:40

    Shpresoj qe ky kongres ta forcoj me shume partine socialiste????

    Përgjigju
    • Gjergj: 09/04/2022 03:24

      Patjetèr. Edhe pèr ty 4 byrekè. Si ma ke midenè mo xhan? Me pras nga Lushnja apo me kungull nga ato tè serave?

  • kina: 08/04/2022 16:38

    Perpara per ne mandatin e 4 jeni me te organizuar se kurre.

    Përgjigju
    • Gjergj: 09/04/2022 03:26

      Ti, jo vetèm BYREKUN por edhe nja 3 qofte, ashtu siç bèhen nè Kinè, me mish leguanèsh.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?