PS mbledh grupin parlamentar, diskutime për Kongresin e 9 prillit, priten ndryshime në kabinetin Rama

28 Mars 2022, 11:26| Përditesimi: 28 Mars 2022, 11:36

  • Share

Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar në kryesinë e Kuvendit, ku Kongresi i PS që do të mbahet më 9 prill ka qenë në fokus të diskutimeve ku përveç mbarëvajtjes së saj pritet të ketë ndryshime në kabinetin Rama.

Sipas gazetarit të Report Tv, Ermal Qori emrat e përfolur aktualisht që pritet të ndryshohen në kongres janë ato të dy ministreve të reja, ministrja  e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi dhe ajo për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali.

Gjatë mbledhjes së sotme ishte prezent edhe kryeministri Rama, ndërsa është diskutuar edhe për inspektimet që ministrat dhe deputetët kanë bërë në terren lidhur me rritjen e çmimeve dhe abuzimet që mund të bëhen.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?