Arben Meçe për Report Tv

PS mbledh Asamblenë, analisti Meçe: Rama i konsoliduar, ka organizmin më të mirë se çdo parti tjetër

11 Shkurt, 11:51| Përditesimi: 11 Shkurt, 12:00

  • Share

Analisti Arben Meçe ka komentuar për Report Tv mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS. Meçe në një lidhje ’Skype’ për gazetarin Nertil Agalliu thotë se në fokus të mbledhjes do jetë riorganizimi i partisë, si edhe një analizë se deri ku janë zbatuar direktivat e lënë në Kongresin që u mbledh pak kohë më parë.

Meçë thotë se PS në ndryshim nga çdo parti tjetër ka një organizim të qartë dhe tashmë po punojnë për zgjedhjet parlamentare 2025.  

“Është asamble që është në rutinën e aktiviteteve. Duhet thënë që janë të organizuar, strukturuar me një formacion të qartë, organizim në ndryshim nga të gjitha grupet e tjera. Është asamble post kongres, disa objektiva janë të shpallura. Është një asamble që ka të bëjë me probleme organizative, janë që të mbajnë të karikuar këtë parti në kuadër të zgjedhjeve të reja.

Krahas 7 platformave programore të qeverisë që u diskutuan qartë në panelet para kongresit dhe pastaj u shpallën nga Rama, jemi në këtë kuadër tashmë. Do bëhet edhe një analizë deri ku është zbatuar direktiva e kongresit. Iu zgjidh sekretariati, por votëbesimin do e bënte kjo asamble. Është një organizmin tipik partiak”, tha Meçe.

Ai thotë se nuk mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi Rama është i konsoliduar dhe përballë nuk ka asnjë parti që i rrezikon pushtetin.

“Përballë tij nuk shohim faktorë që mund ti rrezikojnë pushtetin. Ruajtja e stabilitetit deri në zgjedhjet e ardhshme do jetë strategji e Ramës. Është një asamble e paralajmëruar. Sepse kongresi la detyrat, caktoi platformën, la detyrën që në asamblenë e radhës sekretariati do votëbesohet do bëhen deduksioni përfundimtar të një analize nga kongresi në këtë periudhë”, tha Meçe.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?