Politikë

PS kryeson si forcë e parë, Rama uron mirmëngjes me mesazhin e veçantë: Po punove fort ia del! S'ka rrugë të shkurtra në jetë

27 Prill 2021, 07:45| Përditesimi: 27 Prill 2021, 07:57

  • Share

Kur janë numëruar 89% e votave, ku PS është në avantazh, kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh të veçantë në Facebook. Ai uron mirmëngjes me një thënie të basketbollistit Michael Jordan, ndërsa shkruan: "Po punove fort ia del. S'ka rrugë të shkurtra në jetë".

Kur kanë mbetur edhe pak kuti votimi për t'u numëruar, Partia Socialiste e ka të sigurt fitoren, ndërsa kjo i sjell mandatin e tretë qeverisës, duke u bërë kështu partia e parë në historinë e vendit arrin që të qeverisë për tre mandate radhazi.

PS ka arritur që të marrë deri më tani 73 mandate, duke mundësuar krijimin e qeverisë e vetme, pa pasur nevojën e krijimit të koalicioneve paszgjedhore. PD ka njohur një rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluara, ku deri më tani ka marrë 59 ulëse në Kuvendin e ri krahasuar me 46 që ka pasur në 2017. Ndërkohë LSI ka patur një humbje të madhe, ku ka arritur që të marr vetëm 5 mandate nga 19 që ka pasur në zgjedhjet e kaluara.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?