Foto e Lulzim Bashës, postuar nga Kreshnik Spahiu

Politikë

PS kryeson, Kreshnik Spahiu ironi me Bashën: Mos e zgjoni se gjumi i mëngjesit është plot ëndrra. Grua e mençur Aurela që nuk e votoi bashkëshortin

26 Prill 2021, 11:38| Përditesimi: 26 Prill 2021, 11:41

  • Share

Ndërsa PS vijon të kryesojë deri më tani si forcë e parë në vend, Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar kreun e PD-së, Lulzim Bashën. Në Facebook, Spahiu thotë që mos ta zgjojnë sot Bashën, pasi "gjumi i mëngjesit është plot ëndrra dhe gërhitje".

Madje Spahiu përmend edhe faktin që Basha nuk është votuar as nga bashkëshortja e tij, ku thotë se Aurela Basha u tregua grua e zgjuar me këtë veprim.

Spahiu shpreh keqardhjen për "500 mijë" militantët e Bashës , për të cilët thotë se kanë gjithë jetën duke pritur të zgjohet i 'vdekuri'.

"Mos e zgjoni sot Lulzim Bashën, sepse gjumi i mëngjesit është plot ëndrra dhe gërrhitje. Grua e mençur Aurela që nuk e votoi, bashkëshortin, burr i mençur edhe Berisha që po hesht. Yuri Kim e tha troç, por ju s’deshët me e dëgju. Më vjen keq për ata 500 mijë militant, që kanë 8 vjet i besojnë por do i’u duhet ndoshta edhe 16 vjet. E gjithë jeta duke pritur të zgjohet i vdekuri. Kufomat nuk ringjallen!  Mos kërkoni të hap sytë një fosile. Zgjohuni ju o popull: I gjalli me të gjallët, i vdekuri me të vdekur", shkruan Spahiu.

Kur janë numëruar mbi 33% e votave, PS është në avantazh, ku janë deri më tani forcë e parë në 9 qarqe, duke i marrë demokratëve edhe Dibrën, e ndërsa PD-ja ruan bastionet e saj në Shkodër, Kukës e Lezhë.

 

Komento

Komente

  • Like: 26/04/2021 12:23

    Mona surrat kali po fle ne anen tjeter me lulken meqenese kane bere koalicion

    Përgjigju
  • Like: 26/04/2021 12:17

    Luli vocerr po fle gjume, la nevoje te rritet jo te behet kryeminister

    Përgjigju
  • Lomy: 26/04/2021 11:53

    Spahiu mbetet satelit i lançuar nga berisha - kur harxhoi parate turke te ak u financua nga vete familja berisha dhe per kete ka prova.. Llapaqen skemaxhi e hajdut!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?