Alastair Campbell dhe kryeministri Edi Rama

Politikë

Ish-Këshilltari i Toni Blair poston projeksionin që bëhet nga sistemi në Report Tv: Rama drejt një fitoreje të tretë edhe më të madhe se e dyta

26 Prill 2021, 12:28| Përditesimi: 26 Prill 2021, 13:26

  • Share

Ish-Këshilltari i ish-kryeministrit britanik Tony Blair, i cili  shërbeu 3 mandate si kryeministër në vendin ishullor, Alastair Campbell, ka reguar në lidhje me kryesimin e PS si forcë e parë në 9 qarqe, duke i marrë demokratëve edhe Dibrën.

Me një postim në Instagram, ku ka zgjedhur një foto nga transmetimi i projeksioneve të Report Tv me sistemin modern që ka sjellë si risi në këto zgjedhje, Campbell thotë se Rama po shkon drejt një fitoreje të tretë edhe më e madhe se e dyta, referuar rezultatit të PS në zgjedhjet e vitit 2017.

Sipas tij, Rama do të jetë jo vetëm udhëheqësi i parë i majtë pas Toni Blair që fiton tre mandate radhazi, por i pari që arrin të shtojë mbështetjen nga fitorja në fitore

"Duket se Edi Rama po shkon drejt një fitoreje të tretë më të madhe se sa fitorja e dytë. Pra, jo vetëm që ai do të jetë udhëheqësi i parë i majtë  pas Toni Blair që fiton tre mandate radhazi, por i pari që arrin të shtojë mbështetjen midis fitoreve... tregon se çfarë mund të bëhet... Urime dhe fat të mbar!", shkruan Campbell.

Foto nga postimi në Instagram i  Alastair Campbell

Komento

Komente

  • Scutari: 26/04/2021 19:14

    @: Papapa: Pse nuk e merr te te drejtoje edhe punet e shtepise??!!

    Përgjigju
  • Toni: 26/04/2021 18:59

    Fitoj Erdogani mbas 10 vjetesh do flasim te gjithe turqisht sa te jet Ed Qeni i Erdoganit ne pushtet turp tju vij shqiptarve qe votune ke legen

    Përgjigju
  • Agimi: 26/04/2021 12:44

    Shqiperia fiton me Edi Ramen Kryeminister!

    Përgjigju
  • Donela: 26/04/2021 12:42

    Urime megjithe zemer Kryeministrit me te mire qe ka nxjerre Shqiperia ne keto 30 vjet,suksese per te miren e ketij vendi!

    Përgjigju
    • Papapa: 26/04/2021 13:33

      I vodhen votat komunistet..tani thon fituam,,mos kini merak se sali berisha do behet presidenti shqiperise..

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?