PS i kërkoi Kuvendit ta shkarkojë 
kreu i KQZ, Zguri: Sulme politike

12 Nëntor 2017, 17:46| Përditesimi:

  • Share
Partia Socialiste kërkoi nga Kuvendi shkarkimin e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkelje të ligjit pasi nuk i ndërpreu mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, ka reaguar vetë titullari i këtij institucioni, Klement Zguri. 

Në një reagim të shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e KQZ thuhet se e vërteta nuk është ashtu siç pretendohet, por është e kundërta e kësaj, ndërsa shton se puna e KQZ-së është në dritën e diellit dhe të gjitha gjërat janë publike, sa mund të konsultohen nga cilido në çdo kohë. 

“Puna e KQZ-së për fat të mirë është në dritën e diellit. Nuk ka vetëm kronika lajmesh, por ka mbledhje, proçesverbale, akte dhe vendime. Të gjitha publike. Të gjitha mund të konsultohen në çdo kohe nga çdo njeri. KQZ-ja nuk fsheh. KQZ-ja vetëm zbardh. Kështu që edhe në rastin konkret, e vërteta është krejt tjeter, është e kundërta e asaj qe pretendohet. Por, në respekt të funksionit zyrtar që mbuloj, unë e kam të ndaluar të përfshihem në beteja, apo lojra politike, ndaj nuk bëhem dot pjesë e debatit. Përgjigja ime mund të jetë vetëm zyrtare dhe vetëm drejtuar organit të emërteses, sapo ai ta kërkojë këtë”, u shpreh Zguri. 

Gjithashtu, kreu i KQZ thekson se institucioni që ai drejton është vënë në qendër të sulmeve politike. "Nga ana tjeter, me duhet te terheq vemendjen publikisht: Sulmet ndaj KQZ-se, sidomos kur jane haptazi abuzive, ne kundershtim te plote me ligjin dhe te motivuara nga interesa politike te palidhura me KQZ-ne dhe zgjedhjet, demtojne rende autoritetin dhe pavaresine e KQZ-se, mbjellin frike dhe pasiguri tek institucionet, cenojne shtetin ligjor. Keto jane ankorat qe mbajne KQZ-se perballe tallazeve. Nuk ka parti politike qe njeh dhe pranon rregullat e lojes, zgjedhjet e ndershme dhe shtetin ligjor, qe mund te kete vulletin t’i kepuse keto ankora. Ndaj une u bej thirrje te gjitha paleve qe lojen politike ta zhvendosin diku gjetke, ne ndonje fushe ku interesit publik i bejne me pak dem".

Përmes kryetarit të grupit parlamentar Taulant Balla, Partia Socialiste paralajmëroi nisjen e procedurave për shkarkimin e Klement Zgurit nga posti i kryetarit të KQZ. Balla u shpreh se Zguri ka shkelur ligjin duke mbrojtur nga shkarkimi kryebashkiakun demokrat të Mallakastrës, Agron Kapllanaj i cili rezulton i dënuar në Itali në vitin 2004 për vjedhje. Balla tha se kreu i KQZ ka fshehur dosjen e kryebashkiakut, edhe pse gjykata italiane ka konfirmuar dënimin e tij me burg 2 vite burg në shtetin fqinj. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?