Politikë

PS fiton Kavajën, Veliaj i 'vjedh' Bashës kolonën zanore të fushatës: Jemi të pandalshëm! Kjo është përgjigja ime për të gjithë ata që mundohen të na përçajnë (VIDEO)

27 Prill 2021, 14:37| Përditesimi: 27 Prill 2021, 15:08

  • Share

Partia Socialiste ka korrur fitore edhe në Kavajë, ku marrë edhe më shumë vota se në vitin 2017. Në një deklaratë për mediat, drejtuesi politik i PS, Erion Veliaj, nuk e fshehu entuziazmin për këtë fitore, ndërsa i "vodhi" PD-së kolonën zanore të fushatës teksa tha "jemi të pandalshëm". Sipas Veliaj, fitorja e PS është përgjigjja e tij për të gjitha akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe për të gjithë ata që mundohen t'i përçajnë.

"Jemi të pandalshëm. Më keni pyetur shpesh se pse nuk jap një përgjigje për të gjitha fëlliqësirat që Sali Berisha nxjerr nga goja, apo ata analistët, më keni pyetur pse nuk flas për këta njerëz... sa fituam Kavajën? Kjo është përgjigja ime për të gjithë ata që na hyjnë me gjuhën e urrejtjes, gënjeshtrat dhe ata që mundohen të na përçajnë e të na vënë kundër njëri tjetrit, që flasin para kohe. Ne sapo fituam Kavajën, e fituam më shumë se në vitin 2017, Kavajën dhe Rrogozhinën", tha Veliaj.

 


Lajmi kryesor:

PS merr njësinë 1 dhe 2 në Tiranë, merr dhe Vorën e demokratëve, Veliaj: T'i shtrimë dorën atyre që nuk mendojnë si ne! Ky mandat për t'i bashkuar njerëzit


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?