U tërhoqën më 8 shkurt, socialistët çojnë nesër në Kuvend ligjin për bastet

14 Shkurt, 14:34| Përditesimi: 14 Shkurt, 19:12

  • Share

Nesër në Kuvend rikthehet për votim Projektligj ‘Për lojërat e fatit’, draft i tërhequr nga vetë socialistët në seancën e 8 shkurtit. Mazhoranca e tërhoqi pa shpjegime ligjin për rikthimin e basteve dhe nuk përcaktoi një datë të re për votim.

Në seancën e 15 shkurtit është parashikuar edhe një interpelancë me Kryeministrin Edi Rama e kërkuar nga disa deputetë të PD për çështjen Ahmetaj dhe akuzat për incerenatorët. Rend që pritet të mos realizohet nisur nga takimet e kreu të ekzekutivit në kuadër të vizitës së Sekretarit Antony Blinken në Tiranë. Për votim shkojnë edhe p/ligj për festat zyrtare, organika e INSTAT, si dhe miratimi i strukturës dhe pagat për punonjësit e KQZ. 

Opozita shkaktoi kaos me vezë dhe miell jashtë dhe brenda dyerve të sallës në 8 shkurt. Për pasojë Edi Paloka u përjashtua me 40 ditë për djegien e librit të rregullores dhe 20 ditë Petrit Dodën që u përplas me Gardën.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/02/2024 02:44

    Ndonje oligark kazinosh e bastesh ka mbetur i pakenaqur me draftin e pare dhe i ka detyruar marjonetat e tij t'a terheqin,tani /i rregulluan/ paqartesite dhe e rikthyen ne votim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?