PS e fali për shkarkimin por kërkon rishikimin e kompetencave të Metës (Raporti ekskluziv)

17 Korrik 2020, 16:00| Përditesimi: 17 Korrik 2020, 19:49

  • Share

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht raportin e shumicës socialiste ku tërhiqet nga shkarkimi i Presidentit Ilir Meta. PS-ja çmon se shkeljet e kryera nga Presidenti në formën e veprimeve apo mosveprimeve, në tërësinë e tyre nuk konsiderohen të mjaftueshme për të justifikuar propozimin për shkarkimin e Presidentit. E ndërsa e falën për shkarkimin, PS-ja kërkon që t'i rishikojë kompetencat Presidentit.

( Kliko këtu ) Raporti i PS për Ilir Metën

"Qartësuar kompetencat formale dhe substanciale të Presidentit dhe parashikimin e tyre shprehimisht në një ligj organik për institucionin e Presidentit, ku të përfshihet ndër të tjera dhe përcaktimi i mekanzimave zhbllokues në rast mosveprimi në ushtrimin e kompetencave. Përfshirë parashikime të qarta për mosbllokimin në të ardhmen të proceseve zgjedhore në vend duke evituar krijimin e precedentëve që dëmtojnë demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Thjeshtuar dispozitat për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe për të garantuar mandatin nëntëvjecar për secilin prej tyre dhe mekanzimat zhbllokuesë përkatës për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe emërimet e tjera në sistemin e drejtësisë. Plotësuar me mekanizma zhbllokues mosushtrimin e kompetencave formale të organizimit të betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese apo të zyrtarëve të tjerë, nga ana e Presidentit" thuhet ndër të tjera në raport.


Lajmi kryesor:

Tërhiqet PS: Shkeljet që bëri Meta nuk janë të mjaftueshme për ta shkarkuar! Opozita parlamentare kundër dhe largohet: E amnistuat për pazar (Ekskluzive-raportet)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?