PS dhe PD u dakordësuan për mbledhjen e komisionit bipartizan për Reformën Zgjedhore, OSBE: Mirëpresim rifillimin e punës!

16 Janar, 17:02| Përditesimi: 16 Janar, 18:01

  • Share

1705421001_alibeajgjiknuri.jpg

Përfaqësuesja e OSBE-ODIHR, Clarisse Pasztory është takuar sot me 2 bashkëkryetarët e komisionit bipartisan për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeajn dhe Damian Gjiknuri. Nëpërmjet një posti në rrjetin social ‘X’, theksohet se OSBE mirëpret fillimin e punës ditën e premte të kësaj jave (19 janar).

“Takova sot b/kryetarët e komisionit të ref. zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mirëpres rifillimin e punës të premten & përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë e ekspertizë nga OSBE-ODIHR. Vijojmë takimet gj/përfshirëse për këtë reformë të rëndësishme”- shprehet përfaqësuesja e OSBE.


Lajmi kryesor:

Reforma Zgjedhore, të premten nis komisioni bipartizan! SHBA, BE-ja dhe Britania në një zë: Nuk ndërmjetësuam ne


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?