Politikë

PS del fituese në Korçë, LSI pa mandat! Peleshi: Qytetarët bën zgjedhjen e duhur, s'u joshën nga rruga e shtrembër e së kaluarës (VIDEO)

27 Prill 2021, 10:32| Përditesimi: 27 Prill 2021, 10:46

  • Share

Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi u shpreh i lumtur me fitoren e PS duke marrë 6 mandate. LSI luftoi deri në momentet e fundi për të marrë një mandat në Korçë, por nuk ja doli. Për Niko Peleshin kjo ishte zgjedhja e duhur e qytetarëve duke votuar modelin 6 për PS dhe 5 për PD dhe jo modelin e 2017 6 për PS, 4 për PD dhe 1 për LSI. Sipas Peleshit, të rinjtë nuk u joshën nga rruga  e shtrembër dhe mbështeten qytetin e Korçës.

"Qytetarët votuan modelin e duhur 6 me 5 dhe të rinjtë nuk u joshën nga rruga e shtrembër 6, 4 ,1 duke vendosur ta çojnë Korçën aty ku duhet", tha Peleshi.

Peleshi bëri thirrje për bashkëpunim me PD për të mirën e qytetarëve, duke thënë se opozita ka vlerat dhe rolin e saj të pazëvendësueshëm.

"Kemi nevojë për bashkëpunimin e të gjithëve dhe opozitës e PD i shtrijmë dorën e bashkëpunimit pasi secili ka rolin e tyre të pazëvendësueshëm. Jemi në shërbim të qytetarëve dhe arritjet dhe punët e mira nuk i takojnë vetëm socialistëve por i takojnë të gjithë qytetarëve njëlloj", tha Peleshi.

Në Qarkun e Korçës fituese është shpallur PS me 6 mandate ose 60542 vota në total dhe PD ka marrë 5 mandate ose 50479 vota. LSI nuk ka marrë asnjë mandat edhe pse po luftonte fort deri në momentet e numërimit të kutive të fundit në Bashkinë e Maliqit. LSI arriti të grumbullojë vetëm 8488 vota.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?