PS bashkëpunim me NDI,Balla:
Mbështetje Reformës Zgjedhore

10 Dhjetor 2017, 11:03| Përditesimi:

  • Share
Në përmbyllje të vizitës zyrtare në SHBA Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, z. Taulant Balla ka zhvilluar një takim me përaqësuesit më të lartë të Insitutit Demokratik Amerikan ku u diskutua per bashkëpunimin ndërmjet Partisë Socialiste dhe Institutit Demokratik Amerikan (NDI). 

Zoti Taulant Balla u shpreh se konkretizimi i këtij memorandumi bashkëpunimi është tepër i vyer për zhvillimin e transparencës së financimit të partive politike në vend, duke qenë se kjo e fundit është një prej çështjeve më të rëndësishme që po diskutohet sot në politikën shqiptare. 

Një fakt tjetër i rëndësishëm është se NDI është i gatshëm të mbështesë dhe të asistojë Komisionin e Reformës Zgjedhore. 

Prononcimi i plotë i deputetit Balla në përfundim të takimit: 
Krahas vizitës dhe takimeve shumë të mira që zhvilluam në Kongresin Amerikan me drejtuesit më të lartë të kongresit, ku u theksua miqësia ndërmjet dy vendeve tona, por edhe partneriteti strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, një pjesë e rëndësishme e kësaj vizite ishte edhe konkretizimi tashmë i një memorandumi bashkëpunimi ndërmjet PSSH dhe Institutit Demokratik Amerikan, në disa çështje të rëndësishme.
Së pari, Instituti Demokratik Amerikan do të mbështesë Akademinë Politike të Partisë Socialiste në krijimin dhe mbështetjen e udhëheqësve të rinj politikë.

Po ashtu, për ne është shumë e rëndësishme asistenca e vyer që ky institut, siç njihet ndryshe NDI, do të japë për transparencën e financimit të partive politike. Kujtoj që aktualisht një prej çështjeve më të rëndësishme e që po diskutohet edhe në politikën shqiptare është pikërisht transparenca, mënyra si financohen partitë politike në Shqipëri. Kemi një parti politike në Shqipëri mbi të cilën rëndojnë akuza mbi mënyrën e financimit të një veprimtarie lobingu edhe këtu në SHBA.

Do doja të theksoja që NDI është i gatshëm të mbështesë dhe të asistojë Komisionin e Reformës Zgjedhore përsa i përket reformës së domosdoshme që duhet të konkretizojmë sa më shpejt, edhe përsa i përket çështjes së zgjedhjeve. Kuvendi i Shqipërisë ka ngritur një komision i cili duhet të konkretizojë punën e tij sa më shpejt. Jam shumë i gëzuar që ne mundëm që edhe me Institutin Demokratik Amerikan( NDI) të konkretizojmë këtë marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Partisë Socialiste dhe NDI.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?