Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi dhe Petrit Malaj

Politikë

PS 1 mandat në Tropojë, kryebashkiaku Byberi: Kishte manipulim të tmerrshëm nga PD por ne e njohim rezultatin e zgjedhjeve

6 Maj 2021, 10:11| Përditesimi: 6 Maj 2021, 10:25

  • Share

Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi u shpreh se e ka njohur rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.

Byberi pavarësisht se ka njohur rezultatin, tha se fakti që nuk kontestuan zgjedhjet kjo nuk nënkupton se nuk kishin vërejtje dhe informacione të tmerrshme manipulimi, siç i quajti ai nga njerëzit që udhëhoqën fushatën e kandidatit të PD.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Byberi shkruan se së bashku me kandidatin e PS, Petit Malaj vënë stabilitetin dhe vullnetin e Tropojës të parën, pavarësisht rezultatit të deformuar.

Ai ka falënderuar kryeministrin Rama, i cili nominoi Petrit Malajn si kandidat për deputet, që sipas tij është një risi politike, njerëzore dhe intelektuale.

Kryebashkiaku ka falënderuar edhe qytetarët e Tropojës që së bashku zhvilluan një fushatë normale pavarësisht se ku adresuan ata votën.  

Përmes postimit të tij ka kujtuar edhe deklaratën e fundit të kryeministrit Rama i cili veçoi Tropojën pavarësisht rezultatit zgjedhor.

Kujtojmë se në qarkun e Kukësit në të cili bën pjesë edhe Tropoja, Partia Demokratike ka fituar 2 mandate ndërsa Partia Socialiste 1.

Kandidati i Petrit Malaj, i PS ishte i dyti në listë dhe si pasojë nuk arriti të merrte mandatin.

Partia Socialiste mori 74 mandate, suke shënuar një fitore historike! Nga ana tjetër Partia Demokratike ka fituar 59 mandate.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Partia: 06/05/2021 10:38

    Dmth, keto kane qeverinë dhe bashkinë, por PD i manipuloi, kuptoj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?