Foto ilustruese

Prrenjas/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi 34-vjeçar

3 Qershor 2020, 08:05| Përditesimi: 3 Qershor 2020, 08:08

  • Share

PRRENJAS- Një 34-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rrugën rurale të fshtatit Dritaj, Prrenjas.

Burime zyrtare për Report Tv bëjnë me dije se 34-vjeçari i identifikuar me inicialet I.D., dyshohet të ketë humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke gjetur vdekjen.

"Në rrugën rurale të fshtatit Dritaj, Prrenjas, shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Korçë,  duke drejtuar mjetin tip "Volksëagen", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti  ka dalë nga rruga.Drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje.  Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e shkakut të aksidenti", njofton policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?