Provokon Donald Trump/ Thirrje elektoratit: Sfidoni sistemin…Votoni dy herë

3 Shtator 2020, 13:35| Përditesimi: 3 Shtator 2020, 13:37

  • Share

Teksa në nëntor në SHBA do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale, presidenti Donald Trump ka bërë një provokim të ri.

Gjatë një tubimi në Karolinën e Veriut ai i bëri thirrje mbështetësve të sfidojnë sistemin

dhe të votojnë dy herë: një herë personalisht dhe një tjetër me postë, praktikë kjo e ndaluar në Shtetet e Bashkuara

I menjëhershëm ishte reagimi i Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit, Josh Stein.

Në llogarinë e tij në Twitter, Stein duke kritikuar Trumpin për "thirrjen skandaloze" dhe për "shkeljen e ligjit", shkroi: Sigurohuni që të votoni por jo dy herë!".

Më 25 gusht Trump paralajmëroi se votat do të manipulohen nga demokratët” - deklaroi Trump dhe përsëriti pretendimin se fletëvotimet me postë mund të jenë të mashtruara 

Në zgjedhjet amerikane pritet që një numër i lartë votuesish të votojnë me anë të postës për shkak të frikës prej pandemisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?