Periferi

Provoje me një "Po!"

15 Janar 2020, 17:18| Përditesimi: 15 Janar 2020, 17:20

  • Share

 

Ky vend nuk bëhet! E dëgjon shpesh kur bashkëatdhetarë të mërzitur hasin në të përditshmen 1000 vështirësi në rrugëtimin për të bërë, për të ndërtuar një gjë pozitive, të mirë.

Në të vërtetë ky vend ka nisur të bëhet mes 1000 problemeve, edhe pse janë më shumë se 100 mijë ata që në vend që të thonë një “Po!” për të ecur përpara, janë mësuar të thonë 20 “Jo!”,  ose të shtyjnë punët në pafundësi.

Kohë e humbur për të thënë “Po!” duke penguar një ide, një qëllim, një zhvillim logjik të ngjarjeve. Ku ta gjenim të ishin “Jo!” në të mirën e përgjithshme të shoqërisë; këto lloj “Jo-sh” janë të rralla aq sa ditët me borë në qytetin tim. Përgjithësisht pengesat janë për inat, ose për përfitim.

E megjithatë, ky vend do të bëhet kur “Jo-të” të nisin e të jenë me kursim, kur vullneti i të gjithëve në administratë a privatë të jetë për të bërë më të mirën për çdo njeri e çdo rrethanë.

Maestro të Lindjes së Largët e këshillojnë si filozofi jete nisjen e ditës me një "Po". "Provojeni t'u thoni "po" fëmijëve, prindërve, gruas dhe burrit në shtëpi, në vend të “Jo-ve” të pafundme që lëshoni tërë ditën", këshillojnë ata. "Niseni provën në një ditë. Mos u bëni negativë për shumicën e punëve dhe ideve. Do ta ndjeni menjëherë efektin që një “Po” ka në familje, në punë, në shoqëri".

Shqipëria bëhet, po bëhet përditë vetëm nga ata njerëz që me kokëfortësi nuk lodhen të marrin një "Po" për të bërë punët më mirë. Në çdo fushë të shoqërisë ka punëtorë të palodhur që i thonë “po” dialogut, “po” njerëzve ndryshe, “po” ideve ndryshe, “po”, sepse lëvizin sipas logjikës që lëviz Universi.

xy/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?