Basha me bashkëshorten në makinë dhe Erion Braçe

Politikë

'Provoi botërisht se ishte pa patentë në timon' Braçe: Basha më bëri një super dhuratë, pranoi që është kokrra e mashtruesit!

3 Prill 2021, 08:18| Përditesimi: 3 Prill 2021, 08:27

  • Share

Lulzim Basha ditën e djeshme është paraqitur për të rinovuar patentën e skaduar prej vitesh. Lajmi është dhënë nga Zv.kryeministri Erion Braçe i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se me këtë veprim Basha e tregoi që është një mashtrues, pasi e provoi se ka qenë pa patentë në drejtimin e makinës. Zv.kryeministri i referohet fotos së publikuar nga bashkëshortja e Bashës, ku kryedemokrati shihej duke i dhënë makinës gjatë një dite të dielë. Një ditë më pas Braçe akuzoi Bashën se i kishte skaduar patenta dhe nuk i lejohej të drejtonte makinën.

“Lulzim Basha më beri një super dhuratë sot; provoi edhe një herë që unë them të vërtetën dhe ai është kokrra e mashtruesit.

Sot paradite, Lylzim Basha u paraqit vetë, personalisht për të rinovuar patentën e skaduar prej vitesh. Pranoi e provoi botërisht se ka qenë pa patentë në timon ditën kur gjithsecili e pa të ngiste makinën.

Mashtrues e i pa karakter siç është, asokohe i iku përgjegjësisë ligjore; tani është e provuar edhe një herë paligjshmëria e tij!

Ndërkohë, në këtë video është fill pas rinovimit të patentës duke fjetur gjumë. Gjumë përherë e në  çdo rast”, shkruan Braçe, teksa poston edhe videon e mbrëmshme që u bë virale në rrjetet sociale ku duke z. Basha duke fjetur në makinën e tij.

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/04/2021 02:18

    Ndoshta Basha po rifreskonte praktiken,perpara testit te licenses,kur u filmua nga bashkshortja.Nese ishte kjo arsyeja e vertete e te qenit ne timon,nuk e shoh as si dicka te keqe,as si dicka qe ia vlen te humbase kohen me komente z.Brace.

    Përgjigju
  • Albi: 03/04/2021 10:03

    Meruni me patentën e Bashës ju, Rama me nji fodullëk i prish pallatin dhe nga xhepat tanë i paguan 15 milion euro. Me nji fodullëk tjetër, mbyll agon channel dhe ikën 110 milion euro të tjera nga xhepat tanë. Ju meruni ka api ska patentë Basha..

    Përgjigju
  • O Brace: 03/04/2021 09:09

    Eshte edhe kokrra e legenit dhe nje topmut i madh.

    Përgjigju
  • Mondi: 03/04/2021 08:51

    Mos ka ndonjë patentë belge në xhep Basha?Meqë është me dy nënshtetësi? Pyes për një shok.

    Përgjigju
    • Kakrruk: 03/04/2021 12:46

      O shoku, është holandez gjumashi pa patentë jo belg, ka ndryshim të madh.

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?