Foto ilustruese

VIDEO/ Kokaina, heroina dhe drogat e rënda tanimë të ligjshme në Kanada, dalin pamje nga përdoruesit e drograve

1 Shkurt 2023, 19:05| Përditesimi: 1 Shkurt 2023, 19:13

  • Share

Provinca kanadeze e British Columbia po fillon ekperiment tre vjeçar në vend për dekriminalizimin e sasive të vogla të drogave të forta si kokaina dhe heroina.  Nga e marta, të rriturit mund të posedojnë deri në 2.5 g barna të tilla, si dhe metamfetaminë, fentanil dhe morfinë. Qeveria federale e Kanadasë pranoi kërkesën e provincës së bregdetit perëndimor për të provuar eksperimentin tre-vjeçar.

Ajo ndjek një politikë të ngjashme në shtetin e afërt amerikan të Oregon, i cili dekriminalizoi drogat e forta në vitin 2020. Ndërsa këto substanca do të mbeten të paligjshme, të rriturit që posedojnë një total prej më pak se 2.5 g të drogës nuk do të arrestohen, akuzohen ose do t'u sekuestrohen substancat e tyre. Në vend të kësaj, atyre do t'u ofrohet informacion mbi shërbimet shëndetësore dhe sociale të disponueshme.

Ministrja federale e shëndetit mendor dhe varësive, Carolyn Bennett të hënën e quajti masën "një ndryshim monumental në politikën e drogës që favorizon nxitjen e marrëdhënieve të besimit dhe mbështetjes në shërbimet shëndetësore dhe sociale në vend të kriminalizimit të mëtejshëm". Rreth 10,000 banorë kanë vdekur nga mbidoza e drogës që kur British Columbia shpalli drogën si një emergjencë të shëndetit publik në vitin 2016, thanë zyrtarët.

 “Dekriminalizimi i njerëzve që përdorin drogë zbërthen frikën dhe turpin që lidhet me përdorimin e substancave dhe siguron që ata të ndjehen më të sigurt duke kërkuar mbështetje që shpëton jetën”, tha Jennifer Whiteside, ministrja e Kolumbisë Britanike për shëndetin mendor dhe varësitë. Ka disa përjashtime nga skema. Shitja e drogës mbetet e paligjshme. Është gjithashtu e paligjshme të posedosh drogë në bazë të shkollave, objekteve të kujdesit për fëmijët dhe aeroporteve.

 

 

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?