Foto ilustruese

Provimi për marrjen e licensës së psikologut, dokumentet që duhet të dorëzoni: Afati i aplikimeve mbyllet më 6 maj

4 Maj 2022, 17:09| Përditesimi: 4 Maj 2022, 17:14

  • Share

Në datat 18, 19 dhe 20 Maj, psikologët do t'i nënshtrohen provimit të shtetit për të marrë licencën. Afati i aplikimeve për regjistrim mbyllet në datë 6 Maj 2022.

Urdhri i Psikologut njofton se për t'u regjistruar në këtë provim, duhet të bëhet plotësohet formulari i aplikimit në website, duke klikuar në linkun: https://www.urdhriipsikologut.al/provimi-i-shtetit/

Bashkëngjitur këtij Formulari Aplikimi duhen dorëzuar këto dokumenta:

1.  Fotokopje e letërnjoftimit;

2.  Dëshmia e pjesëmarrjes në praktikën profesionale (ose fotokopje e noterizuar e saj) lëshuar nga UP. Në rast të përjashtimit nga kryerja e Praktikës Profesionale, aplikanti duhet të paraqesë një vërtetim lëshuar nga UP që dëshmon këtë gjë;

3.  Raport mjeko-ligjor;

4.  Dëshmi penaliteti;

5.  Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale;

6.  Fatura e kryerjes së pagesës për provimin e shtetit;

7.  2 fotografi të formatit të pasaportës.

Regjistrimi në provim është në vlerën 10.000 Lekë dhe kryhet në çdo bankë të nivelit të dytë.

Për të kryer pagesën duhet të shkarkohet fatura e arkëtimit të tarifës për kandidatët që e japin provimin për herë të parë, nga faqja zyrtare e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) duke klikuar në linkun:http://qsha.gov.al/dpsh/materiale/fatura/fatura_here_1.pdf.

Më pas me këtë faturë bëhet pagesa në bankë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?