Belind Këlliçi

'Provimi i maturës nëpër grupe Whatsappi'/ Këlliçi: Viti i shtatë që del teza, Shahini ka dështuar

11 Qershor 2020, 16:19| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 16:26

  • Share

TIRANË- Kreu i Forumit Rinor i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka akuzuar ministren e Arsimit, Besa Shahini se ka shitur tezën e provimit të maturës së gjuhës shqipe që u zhvillua ditën e sotme, me qëllim për të fituar votues.

Ai ka denoncuar se edhe këtë vit, si 7 vite me radhë gjatë qeverisjes së Edi Ramës, tezat e provimeve të maturës janë qarkulluar në rrjetet sociale. Ai thekson se nuk është rrjedhje informacioni, por bëhet me qëllim.

"Këto janë tezat e provimit të Maturës Shtetërore, të cilat janë publikuar dhe dërguar nëpër grupe Ëhatsapp-i para se provimi të mbahej. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë përfundimisht e ka damkosur emrin e vet duke përdorur skema të tilla për të fituar votues të rinj. Besa Shahini vazhdon të shkojë nga dështimi në dështim!

Është i shtati vit rradhazi që raste të tilla bëhen publike, megjithatë, asnjë masë nuk është marrë për parandalimin e këtij fenomeni. Nuk është rrjedhje informacioni, është një mënyrë kriminale për të shitur tezat dhe për të fituar votuesit", shkruan Këlliçi.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?