Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë, publikohen modelet e testeve për gjuhët e huaja

26 Mars 2020, 17:25| Përditesimi: 26 Mars 2020, 17:28

  • Share

Shkollat do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa mësimet jepen online në mënyrë që nxënësit të mos humbasin vitin shkollor dhe të vijojnë procedurat mësimore por nga shtëpitë e tyre, për të qenë të sigurt në këtë situatë që po kalon vendi nga koronavirusi.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka shpërndarë së fundmi disa modele testesh dhe skemash vlerësimi për provimet kombëtare të arsimit bazë në gjuhët e huaja (Anglisht, Italisht, Frëngjisht, Gjermanisht), në mënyrë që nxënësit të kontrollojnë veten dhe të orientohen me pyetjet që mund të jepen gjatë testit.

Ky material u shërben mësuesve, specialistëve të arsimit, nxënësve dhe të gjithë të interesuarve në funksion të përmirësimit në arritjen e standardeve të mësimdhënies dhe të të nxënit në shkollë.

Me qëllim lehtësimin në përdorimin e tij, materiali është ndarë në dy seksione. Seksioni 1 përmban testet e përdorura në PKAB, lëndët e gjuhës angleze, gjuhës frënge, gjuhës italiane dhe gjuhës gjermane, bashkë me një informacion mbi përmbajtjet e testeve, kompetencat që vlerësohen, pesha që zë çdo kompetencë, llojet e pyetjeve etj. Ndërsa Seksioni 2 përmban skemat e vlerësimit për testet e përdorura në PKAB, lëndët e gjuhës angleze, gjuhës frënge, gjuhës italiane dhe gjuhës gjermane.

(Kliko këtu për të lexuar modelet e testeve për gjuhët e huaja)

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?