Provimet e gjuhës dhe matematikës për klasat e IX, publikohet udhëzuesi i pyetjeve për nxënësit! Mësimi online dhe në universitete

19 Mars 2020, 16:01| Përditesimi: 19 Mars 2020, 17:23

  • Share

Pas mbylljes së shkollave, fëmijët janë duke marrë mësimet e tyre online në oraret e paracaktuar nga Ministria e Arsimit në RTSH. Ashtu siç ministrja Besa Shahini kishte premtuar në daljet e saj për sqarimin e prindërve dhe fëmijëve për mësimet, është publikuar udhëzuesi dhe modelet e pyetjeve për arsimin bazë 9-vjeçar në provimet e gjuhës dhe matematikës.

Fëmijët kohën që po kalojnë në shtëpi ta shfrytëzojnë për të mësuar deri në hapjen e shkollave.

Shahini ka theksuar disa herë se nuk ka asnjë arsye për shtyrjen e provimeve as për arsimin bazë dhe as për maturantët, përkundrazi ministria do të publikojë udhëzues ku të bazohen për mësimin e tyre dhe përgatitjen për provimet.

Lexoni këtu udhëzuesin e  plotë të Ministrisë së Arsimit për Udhëzuesin dhe Modelin e pyetjeve për provimet kombëtare të arsimit bazë për klasën e IX-të.

Ora 17:21
Nis mësimi online edhe nëpër universitete

Mësime dhe leksionet do të jepen online ehd epër universitetet. I pari që e n isis këtë mode është Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës, që përmes platformave falas si Google Classrom, Zoom apo Eztalks ofron për studentët leksione online.

Lajmi është dhënë nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini,  e cila sqaron se 30 module janë tashmë online dhe 2,000 studentët e parë kanë filluar mësimin.

Shahini përgëzon universitetin për nismën e ndërmarrë, që sipas saj duhet të ndiqet nga të gjitha universitetet e tjera të vendit.

Të tre këto platforma janë të aksesueshme lehtësisht nga kompjuteri, por edhe nga pajisjet smartphone Android dhe Apple.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?