Don Riccardo Ceccobelli

Bota

Dashuria nuk njeh rregulla, prifti italian heq dorë nga detyra për te jetuar dashurinë pa kufizime

13 Prill 2021, 15:48| Përditesimi: 13 Prill 2021, 15:57

  • Share

ITALI- Dashuria thyen të gjitha rregullat, madje dhe ato fetare!

Historia e një prifti italian i cili hoqi dorë nga detyra e tij për shkak të dashurisë,  është prova se ajo i mund të gjitha!

“Zemra ime është e dashuruar”, këto ishin fjalët e famullitarit San Felice, në Massa Martana në Perugia, Don Riccardo Ceccobelli.

Ai është shprehur se dëshiron të jetojë dashurinë pa kufizime dhe ndaj vendosi të largohet edhe përse lidhja e tij me kishën do të jetë e përjetshme.

Vullnetin e tij, prifti ia ka shprehur peshkopit, për të filluar procedurat në lidhje me shkarkimin e tij nga Selina e Shenjtë.

 “Arsyeja e pranisë sime sot midis jush është për t’ju thënë ‘haptas’ se Don Riccardo Ceccobelli ka shprehur dëshirën për t’i kërkuar Atit të Shenjtë hirin e shpërndarjes nga detyrimet e beqarisë, prandaj ai kërkoi të lirohej nga shteti klerik dhe të hiqej nga ngarkesat që lidheshin me Shugurimin e Shenjtë, ”u tha besimtarëve Imzot Sigismondi.

Don Riccardo Ceccobelli është 42 vjeç dhe për 9 vjet shërbente si prift.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?