Petrit Vasili

Prova e Kryemadhit në inceneratorin e Sharrës, Partia e Lirisë: S’ka djegie! Drejtësia në provë! Rama-Veliaj përgjegjës

18 Janar 2023, 12:00| Përditesimi: 18 Janar 2023, 15:04

  • Share

Denoncimi i Monika Kryemadhit që ndoqi me pamje rrugëtimin e një qeseje që ajo hodhi në kazanin e mbeturinave deri në inceneratorin e Sharrës, ku sipas saj bëhet vetëm groposje primitive dhe jo riciklim apo djegie, për Partinë e Lirisë është prova e radhës për drejtësinë.

Nënkryetari Petrit Vasili tha se përgjegjës për pagesat e inceneratorit nga taksat e shqiptarëve, janë kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj, dhe drejtësia sipas tij duhet të veprojë ndaj tyre.

“Monika Kryemadhi dje evidentoi me pamjet e qarta për çdo qytetar shqiptar. Drejtësia shqiptare është në provën më të madhe se kurrë ndonjëherë në provën e ekzistencës së saj. Çdo ditë që humbet është prova e çbërjes së sistemit të drejtësisë, e humbjes së sfidës së tij, e dërrmimit të shtetit ligjor dhe krijimit të një kaosi të jashtëzakonshëm e cila vë ballë për ballë qytetarët me hajdutët…14 maji është dita e ndëshkimit të madh, jo vetëm të tyre, po të hajdutërisë të atyre që kanë grabitur dhe grabisin shqiptarët…”, tha Vasili.

 

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?