Protokolli i sigurisë/ Distanca 1 metër në transportin qytetas, shoferi dhe të gjithë udhëtarët duhet të jenë me maska dhe doreza

12 Qershor 2020, 16:44| Përditesimi: 12 Qershor 2020, 17:37

  • Share

Tre protokolle do të zbatohen për transportin publik që zyrtarisht duhet të rifillojë të hënën. Në protokollin për transportin qytetas thuhet se, qytetarët në autobus duhet të respektojnë distancën 1 metër, përveç atyre që janë nga një familje, pra nuk nivel të përcaktuar se sa pasagjer lejohen.

Po ashtu udhëtarët duhet të jenë të pajisur me maska, doreza, dhe në momentin që udhëtarët presin autobusin duhet të respektojnë distancimin social prej 1 metër.  Edhe drejtuesi i mjetit duhet të jetë i pajisur me maskë mbrojtëse e doreza, dhe mjetet e operimit të dezinfektohen çdo ditë në ambientet e subjektit të licencuar nën monitorimin e bashkisë, si dhe duhet të pajisen me dezinfektantë me bazë alkooli.

Në urban duhet të vendosen postera për respektimin e rregullave të higjienës të rekomanduara nga OBSH-ja, të vendosura në vende të dukshme për udhëtarët, si dhe të bëhet ajrimi i ambienteve të brendshme të mjetit, duke mbajtur dritaret hapur, përgjatë gjithë kohës së udhëtimit.

Masat e sigurisë janë të rrepta por faturinat do të vijojnë të punojnë, këtu ngrihet një pikëpyetje për ruajtjen e distancimit social.

Për transportin ndërqytetës krahas këtyre masave është vendosur të ketë pasagjer vetëm në 70% të kapacitetit të mjetit dhe udhëtarët të ulen në mënyrë diagonale.  Hipja dhe zbritja e udhëtarëve të bëhet në dyer të ndryshme të mjetit. Për udhëtarët që shfaqin simptoma të COVID-19, duhet të njoftohet urgjenca Kombëtare. Si dhe duhet të bëhet dezinfektimi i terminaleve dhe stacioneve çdo ditë nga bashkia përkatëse. Të njëjtat rregulla do të zbatohen edhe për transportin rrethqytetës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?