ProTIK, 3 grupe të rinjsh trajnim
6-mujor për idetë e reja në biznes

16 Tetor 2014, 16:57| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Qendra e Inovacionit për Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit ProTIK, fillon një program të ri që do të mbështesë bizneset e reja shqiptare. Gjatë ceremonisë së prezantimit të tri grupeve që u përzgjodhën fitues, ishin të pranishëm i ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, Henry Jardine, Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, dhe Kryetari i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff.
 
Pas shqyrtimit të propozimeve me ide për biznese të reja, u përzgjodhën tri grupe sipërmarrësish të rinj, të cilët do të marrin pjesë në një praktikë 6-mujore për të zhvilluar dhe për të hedhur në treg ide biznesi.
 
Programet e përshpejtimit të bizneseve të reja (Start-Up Accelerator) u ofrojnë sipërmarrësve, bizneseve fillestare, dhe bizneseve të reja me veprimtari më pak se 1 vit ndihmë të përqendruar, në formën e këshillimit, hyrjes në rrjete biznesi, dhe njohjes e vlerësimit, për të shndërruar një ide të orientuar nga tregu në një biznes të suksesshëm.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?