Foto e qenve duke vrapuar

Proteza për të vrapuar sërish/ Fondacioni në Tajlandë ndihmon qentë me aftësi të kufizuara

5 Shkurt 2021, 13:43| Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 13:56

  • Share

Pamjet e prekëse të qenve me aftësi të kufizuara që i është dhënë një mundësi e dytë për të vrapuar, përmes protezave po pushtojnë rrjetin.

Fotot vijnë nga një provincë e Tajlandës, Chonburi ku qenë me aftësi të kufizuara dhe viktimat e aksidenteve, strehohen me ndihmën e një fondacioni i emëruar “Njeriu që shpëton qentë”.

Ata vrapojnë shumë shpejt, ne njerëzit nuk mund ti arrijmë”, ka thënë koordinatori i Fondacionit.

Ai shtoi gjithashtu se edhe për fondacionin kjo është një periudhë e vështirë. Për shkak të pandemisë së COVID-19, donacionet dhe numri i vullnetarëve është ulur.

Megjithatë ka ende nga ata që kontribuojnë për këtë nisëm.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?