Protestuesit në Armeni kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Pashinian

5 Dhjetor 2020, 17:10| Përditesimi: 5 Dhjetor 2020, 17:12

  • Share

Vijojnë protestat masive në Jerevan të Armenisë kundër kryeministrit Nikol Pashinian. Qytetarët armenë të zhgënjyer nga arritja e marrëveshjes së armëpushimit me Azerbajxhanin, e cila i dha = fund luftimeve në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme të kryeministrit armen.

Protestuesit në Sheshin e Lirisë brohoritën “Nikol tradhtari” dhe “Armenia pa Nikolën” duke valëvitur flamurin e Armen dhe atë të Nagorno Krabakut.

Më 10 nëntor, Pashinian njoftoi për marrëveshjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Moska, që i dha fund luftimeve për më shumë se gjashtë javë në rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakut. Në këto luftime, raportohet të kenë humbur jetën të paktën  2.783 ushtarë azerbajxhanas dhe 100 rezultojnë të zhdukur, ndërkohë që në kampin armen janë vrarë pothuajse 1500 ushtarë. Gjithashtu ka një numër të lartë   të viktimave në rradhët ecivilëve në të dy krahët.

Sipas marrëveshjes, Azerbajxhani mori nën kontroll pjesë të Nagorno Karabakut dhe territorit përreth. Kjo marrëveshje po shihet si mposhtje për forcat etnike armene që mbështeten nga Jerevani, e të cilat kanë kontrolluar Nagorno Karabakut prej vitit 1994, kur një marrëveshje armëpushimi i kishte dhënë fund luftimeve.

Gjatë një fjalimi drejtuar kombit më 12 nëntor, Pashinian e pranoi se dokumenti që ka nënshkruar “është i keq për ne”, por tha se ky ishte opsioni i vetëm për Armeninë dhe që siguron mbijetesën e Karabakut.

Javëve të fundit, mijëra qytetarë kanë protestuar në Jerevan duke kërkuar dorëheqjen e Pashinianit, por kryeministri nuk ka dhënë asnjë indikacion se do të largohet nga pushteti.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?