Protestuesi i hidhet mbi makinë, aksidentohet kryeministri Boris Johnson (FOTO)

17 Qershor 2020, 17:43| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 17:46

  • Share

Boris Johnson ka bërë aksident me makinë teksa po largohej nga parlamenti.

Pamjet e filmuara nga kalimintar tregojnë momentin, kur një protestues kurd kërcen para ‘Jaguarit’ të kryeministrit britanik.

Ky veprim ka bërë që një nga makinat e sigurisë që e ndiqte nga prapa të përplasej me makinën e kryeministrit.

Aktivisti nga një grup demonstruesish jashtë portave të parlamentit në Westminster vrapoi drejt makinës së Johnsonit.

Makina u detyrua të ndalonte dhe makina shoqëruese që e ndiqte u përplas lehtë me të, duke i shkaktuar një gërvishtje të dukshme makinës me vlerë 54 mijë sterlina.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?