Naftëtarët

Protestuan para Rafinerisë së naftës në Ballsh, procedohen penalisht 4 naftëtarë, policia: Bllokuan rrugën

4 Dhjetor 2021, 10:21| Përditesimi: 4 Dhjetor 2021, 10:22

  • Share

4 naftëtarë janë proceduar penalisht nga policia e Mallakastrës për veprën penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme" e kryer në bashkëpunim, shtetasit: S. D., 50 vjeç; Gj. S., 55 vjeç; G. D., 65 vjeç dhe A. B., 49 vjeç, banues në Mallakastër.

Sipas policisë  te ura para uzinës së përpunimit të naftës në qytetin e Ballshit u grumbulluan rreth 40 persona të cilët kanë bllokuar rrugën për në hyrje të uzinës dhe personat e sipërpërmendur janë identifikuar si persona organizator në këtij grumbullimi.

‘Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht për veprën penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme" e kryer në bashkëpunim, shtetasit: S. D., 50 vjeç; Gj. S., 55 vjeç; G. D., 65 vjeç dhe A. B., 49 vjeç, banues në Mallakastër, pasi te ura para uzinës së përpunimit të naftës në qytetin e Ballshit u grumbulluan rreth 40 persona të cilët kanë bllokuar rrugën për në hyrje të uzinës dhe personat e sipërpërmendur janë identifikuar si persona organizator në këtij grumbullimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dori: 04/12/2021 17:43

    Jo Po thoni pastaj qe nuk punon policia, e shikoni arriti ti arrestoje dhe ti proçedoje penalisht naftetaret njerezit me te rrezikshem ne Shqiperi. Çfare turpi o Zot, pse shteti Tallet me keto njerez punetore dhe te ndershem dhe favorizon hajdutet. Naftetaret as pensionin nuk e marrin dot se te gjith vdesin pa arritur moshen e pensionit nga puna e veshtire qe kane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?