Protestojnë 72 punonjës të spitalit të
Fierit, më 24 maj largohen nga puna

29 Prill 2016, 12:33| Përditesimi:

  • Share
72 punonjës të spitalit rajonal në Fier kanë protestuar sot përpara drejtorisë së këtij spitali, pasi atyre iu ka ardhur njoftimi se më datën 24 maj ata do të largohen nga puna.

Ata thonë se, ky vendim është i padrejtë dhe se nuk merret parasysh fakti se ata janë të kualifikuar dhe punojnë në vendet e tyre prej më shumë se 20 vitesh.

Sakaq, ata shtojnë se vendet e tyre do të zihen nga persona të tjerë, prandaj i kanë bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të rishohë vendimin e marrë, pasi ata do të flaken në mes të rrugës.

Punonjësit që janë paralajmëruar se do të largohen nga puna janë infermierë, punonjës sanitarë, të prapavijës etj.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?