Protestë te mbikalimi i Fllakës në Durrës, banorët: Vendosja e barrierave na izolon, bllokon rrugën dytësore

10 Shkurt, 14:10| Përditesimi: 10 Shkurt, 14:38

  • Share

Vendosja e barrierave mbrojtëse nga ARRSH në rrugën Fllakë-Xhafzotaj pa ndërtuar një rruge të re, ka ngritur në protestë bizneset dhe banorët e zonës.

Banorët thonë se vendosja e tyre në këte segment duke bllokuar çdo rrugë dytësore me segmentin qendror izolon të gjithë komunitetin e biznesit dhe banorëve.

Bizneset thonë se duke vendosur barrierat nuk i kane lënë asnjë mundësi kalimi për të ushtruar aktivitetin.

Banoret deklarojnë se izolimi i tyre nis me pezullimin e vajtjes se fëmijëve ne shkolla, në spitale, e në çdo aktivitet të jetës së përditshme.

Askush nuk i ka pyetur banoret në lidhje me këtë vendimmarrje ndërsa banorët deklarojnë përshkallëzim të protestës.

Protesta e banoreve u monitorua nga policia e shtetit dhe nuk pati konflikt me firmën që zhvillon punimet.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tabela: 10/02/2024 14:43

    Ore Barrierat për sigurinë r të gjithëve,nuk diskutohet,bëni mbi kalime etj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?