Në 76-vjetorin e hapjes së minierës së Bulqizës, minatorët në protestë për ‘statusin e minatorit’: Premtim i pambajtur

18 Shkurt, 20:10| Përditesimi: 18 Shkurt, 20:47

  • Share

Në 76 vjetorin e hapjes së minierës së kromit në Bulqizë, me dhjetëra minatorë u ngritën sërish në protestë për Statusin e tyre, që nuk është miratuar ende. Ata thonë se ky premtim i pambajtur i të gjitha qeverive, ka lënë të zhgënjyer një komunitet të madh individësh që vijojnë ende këtë punë apo kanë qenë të punësuar në këtë sektor.

‘Për të kërkuar statusin e minatorit që qeveria kur ka ardhur në pushtete  ka premtuar 3 herë dhe se ka mbajtur premtimin asnjëherë.’- tha Kadri Disha Organizator i protestës.

‘Edhe sot në vitin 2024 nuk trajtohen minatorët në kushtet njerëzore. Kushtet punës nuk janë t përshtatshme dhe rrogat janë tepër të ulëta!’- u shpreh një minator.

Statusi i minatorit, iu garanton minatorëve sigurimin e jetës, rritjen e pagave dhe përfitimeve të tjera, pensioneve që mesatarisht janë 25 mijë lekë dhe garantimin e kujdesit shëndetësor.

‘Po të shikosh pensionet minatorit janë njësor si të kooperativës bujqësore. Do të mobilizohemi si asnjëherë të tjetër të kërkojmë të drejtat tona të mohuara prej 25 vitesh.’- tha

‘37 vite punë në minierë 241 mijë lekë pension!’- tha një minator.

‘Në minierën e kromit, kam 17 vite marr 228 mijë lekë!’- tha Mark Gjergji.

'Minator për 30 vjet, marr pension 302 mijë lekë, por ilaçe marr 112 mijë lekë, i marr çdo muaj i kam taksative.’- tha Çerçiz Smeli

Në dhjetor të 2020 minatorët përmes Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës i dorëzuan Kuvendit një peticion me 10 mijë 680 firma për Statusin e Minatorit, por ende Kuvendi nuk e ka përfshirë në rend dite

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?