Protestë në Gjermani për Botërorin/ 15 mijë punëtorë humbën jetën në Katar, ndizen mbi 20 mijë qirinj 

21 Nëntor 2022, 12:44| Përditesimi: 21 Nëntor 2022, 12:42

  • Share

20 mijë qirinj janë ndezur dhe 6500 topa futbolli të mbushura me rërë janë vendosur në tribunat e një stadiumi gjerman të futbollit, në nder të 15 mijë viktimave të cilët humbën jetën duke ndërtuar stadiumet në Katar.

Që kur u mor vendimi për pritjen e Botërorit në Doha, janë organizuar me dhjetëra protesta kundër shkeljes së të drejtave të punëtorëve.

Protesta u organizua nga organizata gjermane e punës AWO dhe artisti Volker-Johanes Trib.

“Nuk ka një shifër të saktë të atyre që kanë vdekur dhe ndoshta nuk do të ketë kurrë. Jam pa fjalë! Skllavëria që përfundon në vdekje dhe pikëllim është e neveritshme. Ky event ka ardhur me dhimbje dhe vdekje. Mendoj se ky është Botërori më i përgjakshëm që ka pasur ndonjëherë”, tha Volker-Johannes Trieb.

Katari, vendi i parë i Lindjes së Mesme që organizon një Kupë Bote, është vënë nën presion të madh ndërkombëtar për trajtimin e punëtorëve të huaj dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?