Protestë e pazakontë në Britani, aktivisti pro-palestinez hedh minj të lyer me ngjyrat e flamurit palestinez në mes të restorantit (VIDEO)

31 Tetor 2023, 10:21| Përditesimi: 31 Tetor 2023, 10:32

  • Share

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në McDonald në Birmingham, Britani, një aktivist i cili vendosi të shprehte solidaritetin e tij ndaj popullit palestinez duke lëshuar dhjetëra minj në mesin e klientëve në një restorant, të cilët ishin lyer me ngjyrat e flamurit të Palestinës.

Perosni ende nuk është identifikuar. Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë një burrë që drejton makinën e tij (me fjalën "PAIISTN" në targën e saj) për në restorant pasditen e së djeshmes, duke hapur më pas bagazhin dhe duke nxjerrë një kuti të madhe. Aktivisti, i veshur me një flamur palestinez të mbështjellë rreth kokës, më pas hyn në restorant dhe hedh kutinë e minjve në dysheme, drejt dy grave që ikin nga frika.

Burri dëgjohet duke bërtitur parulla pro "Palestinës së lirë" ndërsa kthehej në makinën e tij, përpara se të bënte thirrje për bojkot ndaj Izraelit. Sipas gazetës britanike, zinxhiri i McDonald's konfirmoi se restoranti u dezinfektua plotësisht pasi u hoqën brejtësit, raporton Daily Mail.

Videoja e postuar nga aktivisti në rrjetet sociale tregon mesazhe që u bëjnë thirrje britanikëve të bojkotojnë bizneset që mbështesin Izraelin, ndërsa klipi përfundon me një telefonatë të regjistruar në të cilën dëgjohet një burrë duke u mburrur për veprimin e aktivistit. 

 

 

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?