Protestat në Maqedoninë e Veriut lidhur me propozimin francez për heqjen e veto-s bullgare, analisti Hajdari: Shqetësimet janë të drejta! Pavarësish debateve do të kalojë

5 Korrik 2022, 13:00| Përditesimi: 5 Korrik 2022, 22:57

  • Share

Në Maqedoninë e Veriut qytetarët protestojnë për të tretën ditë radhazi kundër propozimit francez për zgjidhjen e ngërçit midis RMV-së dhe Bullgarisë, në mënyrë që RMV-së dhe Shqipërisë t’u hapet rruga për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Protestuesit në Shkup kundërshtojnë propozimin e Macronit për heqjen e vetos bullgare, pasi pretendojnë se propozimi francez lejon “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk  njeh as gjuhën e as historinë maqedonase, dhe kërkojnë që ai të refuzohet nga ekzekutivi, ndërkohë që kryeministri Dimitar Kovaçevski, e ka përshkruar si “bazë të fortë për ndërtimin e një qëndrimi për mundësi të hapjes së shtetit tonë”.

I ftuar në emisionin "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu, ishte analisti Fejzi Hajdari i cili diskutoi rreth propozimit francez si dhe nga ana tjetër të kundërshtive që po has lidhur me pretendimet se cënohet gjuha.

Analsiti Hajdari u shpreh se pavarësisht  se opozita maqedonase, VMRO DPMNE, nuk beson se debati për propozimin francez do të kalojë në Kuvend, është  e propozimi mund të dhe me shumicë të thjeshtë. Ndërkohë, analisti i quan të drejta shqetësimet e protestuesve lidhur me pretendimet e tyre.

"Mund të kalojë  dhe me shumicën  e thjeshtë, respektivisht 61  vota, partitë opozitare kanë paralajmëruar se nuk  do ta votojnë. Shqetësimet janë vërejtje serioze , dhe do të frikohesha nga ardhmëria e gjuhës maqedonase, dhe çështjeve indetitare që i konstatonte Greqia , tani Bullgaria, pak më parë lidhur dhe me Kishën Ortodokse Maqedonase e konstatonte dhe Serbia, por disa muaj më parë arritën ta kalonin "

Analisti Hajdari beson se pavarësisht të gjithave, propozimi do të kalojë , kjo lidhur dhe me këmbënguljen e duhur nga ana e Francës.

"Jam optimist që propozimi do të kalojë , kjo dhe me 'presionin' e duhur nga pala franceze", u shpreh analisti.

 

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shaqo: 06/07/2022 19:44

    ...i mbushet televizionet vetem me hajdare e hajdarmate...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?