Protestat kundër Lukashenkos në Bjellorusi, një i vrarë dhe qindra të arrestuar

10 Gusht 2020, 14:54| Përditesimi: 10 Gusht 2020, 17:11

  • Share

BJELLORUSI- Një person mbeti i vdekur, dhjetëra u plagosën, dhe më shumë se 100 protestues u arrestuan të dielën në mbrëmje dhe herët të hënën në mëngjes, gjatë trazirave në rrugët e Minskut dhe qyteteve të tjera në Bjellorusi.

Forcat e sigurisë u përleshën me mbështetësit e opozitës, të cilët nuk i njohin rezultatet e zgjedhjeve, që u fituan nga presidenti aktual, Alyaksandr Lukashenko. Të hënën, Komisioni Zgjedhor në Bjellorusi shpalli rezultatet preliminare të zgjedhjeve presidenciale, duke thënë se presidenti aktual Lukashenko ka fituar 80.23%, ndërsa rivalja e tij, Svyatlana Tsikhanouskaya, 9.9 % të votave.

Svyatlana Tsikhanouskaya tha në një konferencë për media se ajo nuk i njeh rezultatet. "Unë besoj në sytë e mi dhe shoh që shumica janë me ne", tha Tsikhanouskaya nga selia e saj.

Protestat shpërthyen në të gjithë kryeqytetin, pasi qendrat e votimit u mbyllën. Policia gjuajti me plumba gome dhe përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në disa pjesë të Minskut. Lukeshenka, pas votimit në Minsk, tha se as ai dhe as qeveria nuk do të lejojë që Bjellorusia të futet në “kaos” apo “luftë civile” pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve. 

Zgjedhjet në Bjellorusi u mbajtën pas arrestimit të më shumë se 1,000 mbështetësve opozitarë, ndalimit të disa personave që të kandidojnë në këto zgjedhje si dhe pretendimeve për një komplot rus, i cili u tha se po tenton të nxitë paqëndrueshmëri në këtë shtet. Lukashenko është në krye të Bjellorusisë që nga viti 1994.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?