Kyriakos Mitsotakis

Protestat e fermerëve në Greqi, reagon Mitsotakis: S’mund të shantazhoni shoqërinë dhe të bllokoni rrugët

7 Shkurt, 13:39
  • Share

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar pas protestave të vazhdueshme të fermerëve në Greqi.

“Dialogu i hapur bëhet me rrugë të hapura. Askush nuk mund të shantazhojë shoqërinë dhe të bllokojë rrugët sado e drejtë të jetë kërkesa e tyre”, tha Mitsotakis.

Duke iu drejtuar fermerëve, kryeministri grek ndër të tjra tha se “ishim ne ata që ulëm taksat për fermerët, që negociuam për një politikë të përbashkët bujqësore e cila ka vështirësi dhe këtu po diskutojmë sërish se si mund ta bëjmë më mirë. Jemi gjithmonë të hapur për dialog”.

Përveç Greqisë, nga protestat e fermerëve u përshinë Italia, Spanja, Portugalia dhe Franca, raporton Protothema.gr.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?