VIDEO-LAJM/ Stresi u 'krenua' se ishte selia e PS, ky është momenti kur protestuesit i vënë flakën dyqaneve në zonën e '5 Majit'

14 Dhjetor 2020, 13:30| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 13:59

  • Share

Ky është momenti kur protestuesit i kanë vënë flakën dyqaneve të 5 Majit në Tiranë, për të cilat kanë denocnuar dhe më herët në Report Tv vetë pronarët e dyqaneve.

Këto godina mëngjesin e të dielës janë konstatuar me xhama të thyer dhe ambiente të djegura. Ambientet e saj janë marrë me qira tek biznesi privat për aktivitete të ndryshme tregtare. Astrit Marku, pronari i dyqanit të djegur, tregoi në Report Tv se çfarë ka ndodhur.

Video të dhunës dhe shkatërrimit të godinave i ka publikuar më herët dhe këngëtari Stresi i cili është në arrati pasi u shpall në kërkim sepse mori pjesë në protestën e parë që u zhvillua në Tiranë për vrasjen e Klodjan Rashës. Për këto video Stresi "u krenua" pasi pretendonte se sulmi ka qenë i përqendruar në selinë e PS-së te 5 Maji në Tiranë, duke publikuar pamje që duket një objekt në flakë.

Prej 5 ditësh Tiranë dhe disa qytete të tjera në vend janë përfshirë në protesta të dhunshme gjatë të cilave në fokus ka qenë dhuna, shkatërrimi e vendosja e flakës ndaj disa objekteve. Më parë edhe në Shkodër, disa të rinj shkatërruan dhe i vunë flakën objekteve të selisë së PS atje, veprim që u cilësua nga qeveria si e nxitur nga opozita dhe përkatësisht nga kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, e cila ishte pjesë e protestës para se të niste dhuna.

Komento

Komente

  • vera: 14/12/2020 18:00

    ARRESTONI stresin dhe bejeni te paguaje per demet e dyqaneve,,,,dhe merrjani te gjithe pasurine dhe makinat,,dhe jepjani keytyre qe u jane djegur dyqanet....

    Përgjigju
    • Hari: 14/12/2020 19:26

      Po vera po

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?