Protesta të dhunshme në botë, 300 mijë në tubim pro Palestinës në Londër! Kërkojnë armëpushim në Rripin e Gazës

12 Nëntor 2023, 17:26| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 17:29

  • Share

Mijëra njerëz pro Palestinës kanë marshuar në sheshet kryesore të metropoleve në botë, ku ka patur edhe përleshje me policinë. Vetëm në Londër dolën mbi 300 mijë protestues, ndërsa qindra prej tyre janë arrestuar.

Një tubim i madh pro-palestinez i mbajtur në Londër mblodhi më shumë se 300,000 njerëz të cilët marshuan nëpër kryeqytet duke bërë thirrje për një armëpushim në Gaza.

100 protestues kryesisht nga grupe të ekstremit të djathtë u arrestuan pasi u përleshën me policinë dhe hodhën gurë dhe granata. Nëntë prej tyre mbetën të plagosur.

Demostruesit mbanin në duar slogane, si dhe flamuj palestinezë në duar. Kryeministri britanik Rishi Sunak dënoi dhunën ndaj forcave të armatosura dhe disa prej institucioneve.

Tensionet janë rritur gjatë javëve të fundit pasi ministrja e Brendshme Suella Braverman i quajti ato “marshime urrejtjeje” të udhëhequra nga “turma”. Protestat të dhunshme ishin edhe në Spanjë. Pro-palestinez sulmuan stacionin e Barcelona- Franca gjatë një mitingu në qytetin katalanas. Autoritetet u detyruan që të mbyllnin portat e stacionit kryesor të qytetit.

Oficerët e policisë përdorën gaz lotsjellës dhe shkopinj  gome për të shpërndarë protestuesit. Rreth 21,000 njerëz morën pjesë në një tubim pro-palestinez në Bruksel, ndërsa në Paris, ligjvënësit e krahut të majtë ishin në mesin e rreth 16,000 protestuesve që marshuan me pankarta dhe flamuj pro-palestinez duke bërë thirrje për një armëpushim.

Protesta u mbajtën gjithashtu edhe në Dublin, Irlandë. Pro-palestinezë bënë thirrje për  të ndalur luftimet në Rripin e Gazës. Në qeverisë irlandeze javën e ardhshme pritet votimi për dëbimin e ambasadores izraelite në Irlandë. Demostrata të ngjashme u mbajtën edhe në Australi, Izael, SHBA.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?