Protesta te bashkia ‘kuriozon’ turistët në Tiranë: Këtu s’ka shumë njerëz, në vendet tona dalin masivisht në rrugë

26 Prill, 17:18| Përditesimi: 26 Prill, 18:25

  • Share

Në mesin e protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës pati edhe shumë turistë të huaj që vizitojnë kryeqytetin shqiptar, të ndjerë kuriozë nga çfarë po ndodhte.

Për Report Tv ata thonë se në vendet e tyre gjithashtu mbahen protesta, por vlerësojnë se kanë pjesëmarrje shumë më të lartë se ajo që panë në qendër të Tiranës.

Nuk janë shumë të informuar për situatën politike në Shqipëri pasi theksojnë se vendin tonë e kanë zgjedhur si një destinacion turistik, por kur mësojnë se bëhet fjalë për një tubim të opozitës kundër kryetarit të bashkisë dhe luftës ndaj korrupsionit, shprehen se një kauzë e tillë, duhej të kishte pjesëmarrje të lartë dhe jo disa qindra njerëz.

“Nuk kam shumë informacion për politikën e Shqipërisë. Kështu që nuk kam çfarë të komentoj për protestën. Nuk e di realisht se çfarë ndodh në Shqipëri”, shprehet një turiste.

“Mendoj se po flasin për problemin që i shqetëson”, shprehet një tjetër.

“Nëse ata kanë dalë për të protestuar kundër diçka je, është gjë e mirë, është në rregull”, thotë një turiste.

“Në Gjermani kur ka protesta të rëndësishme, ka shumë më tepër protestues se këtu. Nëse është një event i madh, këtu nuk ka shumë njerëz”, thekson një turist.

Sa i përket formës së protestës e cila u kthye në përplasje me policinë dhe hedhje të lëndëve shpërthyese, turistët shprehen se tubimi kërkon rezistencë për të arritur qëllimin duke dhënë shembull se në Gjermani njerëzit ulen në rrugë dhe qëndrojnë gjatë derisa të vijë reagimi për kauzat e tyre.

“Në Gjemani mund të kesh probleme me njerëzit që ulen në rrugë gjatë protestave, dhe që pengojnë jetën e përditshme të qytetarëve të tjerë. Në Gjermani protestat janë më masive”, thotë një turist gjerman.

Pamjet me dron që Report Tv realizoi ekskluzivisht gjatë protestës 2 orëshe të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë treguan vetëm një grumbull të vogël njerëzish para bashkisë së Tiranës, për të kërkuar dorëheqjen e Erion Veliaj.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 27/04/2024 10:06

    Dion,ja ke fut kot ndoshta ti qe flet ne kete menyre mund te jesh me shpellar se ne,(se un po e po ) dhe se bota eshte mesuar me te gjitha llojet e protestave dhe ku behen protesta dhe me 30 - 40 vete dhe policia eshte e detyruar te bllokoje rrugen qe ata do pershkruajne e ti shoqeroje deri ne fund.

    Përgjigju
  • Or tej: 27/04/2024 00:04

    Nuk e dine te huajt qe jemi popull dele dhe injorante qe per 1 shekull votuam vetem hajdete e kriminele qe te na udheheqin or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • dion: 26/04/2024 18:36

    Keta nuk e dine qe keta qe dalin jane shpellare dhe nuk dine cfar kerkojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?