Politekniku

Protesta/ Senati Akademik i Universitetit të Tiranës miraton rritjen me 8% të pagës së pedagogëve

31 Tetor 2022, 14:10| Përditesimi: 31 Tetor 2022, 15:05

  • Share

Universiteti i Tiranës rrit pagat e pedagogëve me 8%. Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 5 tetor, për rritje të pagës me 7% nga buxheti i shtetit dhe 8% nga universitetet, Universiteti i Tiranës është bërë i dytë institucion i arsimit të lartë që ka marrë vendimin, pas atij të Mjekësisë.

Më 5 tetor Qeveria ka vendosur që të rrisë me 15% pagën e pedagogëve, pas protestave të këtyre të fundit. Vendimi u mor sot nga qeveria, nga ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe 8% do të mbulohet nga vetë bordi i administrimit. Në daljen për mediat, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, nënvizoi se mbështetja e qeverisë ndaj pedagogëve nuk është vetëm një rritjen e pagës, por edhe në aspekte të tjera.

Prej disa ditësh një pjesë e pedagogëve janë ngritur në protestë, ku ndër të tjera kërkojnë rritje të pagave. Bojkoti pjesërisht vijon dhe në rrethe.

Vendimi i Senatit Akademik

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 31/10/2022 18:22

    QE ne momentin QE jeta pedagog kan prodhuar vetem te paafte nuk meritojn rritje rroge.me thoni nje matematicien.nje kimist.nje fizikant.ne inxhinjer.nje gjeolog QE kan prodhuar keto 20 vite keto Universitäten e pedagog?.. Asnje. Asnje.pra asnje qindark keture legeneve QE ja ulen iq jetoj vendi

    Përgjigju
  • studenti: 31/10/2022 16:00

    Pedagoget jo qe nuk meritojne rritje rroge por meritojne perbuzje. ate qe ju kane bere studenteve ato, nuk mund te imagjinohet, e tmerrshme. Sigurisht jo te gjithe, por pjesa me e madhe. Neveri per pedagoget e paafte dhe zhvates.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 31/10/2022 14:40

    Kjo zbythje qeveritare eshte vetem per UT? Të tjeret si Shkodra,Vlora,Korça,Elbasani etj duhet te hyjne ne greve urie diten e merkure?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?