Banoret e Manzes dje ne proteste

Protesta për varrezën në Manzë të Durrësit, reagojnë muxhahedinët: Banorët janë të nxitur nga regjimi iranian

14 Janar 2021, 11:34| Përditesimi: 14 Janar 2021, 11:39

  • Share

Një ditë pas protestës së banorëve në Manzë të Durrësit, për zaptimin e varrezës publike, ka reaguar kampi ASHRAF 3, ku janë të vendosur anëtarët e MEK-ut.

"Kjo është një akuzë false dhe ky tubim i vogël u provokua dhe u organizua nga disa elementë që punojnë për regjimin iranian", thuhet në reagimin për mediat.

Sipas përfaqësuesit të muxhahedinëve, bashkëjetesa mes tyre dhe banorëve të Manzës është mjaft e miqësore, por disa elemente të caktuar ën fshat po keqpërdoren nga regjimi iranian.

 "Kjo nënkupton kërcënim të sigurisë  për njerëzit e që jetojnë në Ashraf 3", thuhet më tej.

Kujtojmë se një grup protestuesit u mblodhën përpara varrezës publike në Manzë, duke akuzuar se një pjesë e tokës po i jepet për përdorim muxhahedinëve. Ata kundërshtojnë pasi thonë se kjo hapësirë duhet të jetë vetëm në dispozicion të banorëve autokton dhe jo atyre të ardhur nga Irani.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?