Protesta për transportin dhe HEC-et, policia nis hetimin dhe shoqëron 17 organizatorët e tubimeve (VIDEO)

25 Qershor 2020, 10:20| Përditesimi: 25 Qershor 2020, 15:07

  • Share

Policia e Tiranës ka shoqëruar 17 persona pjesëmarrës në dy protestat e zhvilluara një ditë më parë për transportin dhe HEC-et.

Personat janë identifikuar si organizatorë të protestave dhe për ta ka nisur hetimi për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme”, "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit".

Gjatë zhvillimit të tubimeve, në të dy rastet, Policia thotë se para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimet, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi nuk kishin marrë leje për zhvillimin e tyre.

Gjithashtu, gjatë thirrjeve Policia u ka kërkuar protestuesve që të mbajnë distancë sociale nga punonjësit e Policisë dhe nga njëri-tjetri, me qëllim parandalimin e infektimit me COVID-19.

"Më pas, Policia shpërndau protestuesit, duke bërë disa shoqërime dhe ka filluar procedimin penal për 4 persona, si organizatorë të tubimit tek Ministria e Infrastrukturës dhe për 13 të tjerë, si organizatorë të tubimit tek bulevardi "Dëshmorët e Kombit", pasi kanë organizuar dhe protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente", thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të respektojnë distancimin social dhe të përdorin mjetet mbrojtëse në vendet publike, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, ndërsa problematikën apo shqetësimin që kanë ta adresojnë pranë institucioneve dhe organeve kompetente.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?