Një protestë e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, përpara Bashkisë së Tiranës, për transparencë mbi projektin e Teatrit Kombëtar, e tejkaloi këtë kauzë dhe u kthye në tubim politik me praninë e deputetëve të Rithemelimit, Ilir Metës dhe vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Qëllimin e vërtetë, e shfaqi Argita Malltezi, jo vetëm përmes fjalëve, por edhe stampimit në bluzën e saj me foton e babait, dhe shkrimin: “Lironi liderin e opozitës”.
Lajmi kryesor:
Rithemelimi protestë para bashkisë, përplasen me policinë dhe tentojnë të hyjnë me forcë brenda! U thirr për teatrin, Argita: Lironi Berishën (FOTO)
S.G/ReportTv.al