Foto nga protesta

Protesta në Tel Aviv, mijëra njerëz bëjnë thirrje për armëpushim dhe paqe

19 Janar, 08:51| Përditesimi: 19 Janar, 08:52

  • Share

1705650730_pro.PNG

Mijëra njerëz u mblodhën në Tel Aviv mbrëmjen e së enjtes për të kërkuar një armëpushim në Gaza dhe paqe me palestinezët.

Protestat po zhvillohen përsëri në Izrael ndërsa zemërimi po rritet ndaj administratës së Netanyahut, e cila nuk ka arritur të lirojë robërit pavarësisht luftës shkatërruese, raporton Al Jazeera.

Disa nga familjet e robërve ishin gjithashtu të pranishëm gjatë protestave, ku shumë demonstrues mbanin pankarta ku shkruhej “Paqja fillon me shpresë” dhe “Paqja është zgjidhja e vetme”.

“Njerëzit thonë se vetëm paqja do të sjellë siguri për Izraelin. Na thuhet se shumë nuk mbajnë flamuj palestinezë sepse kanë frikë se mund të arrestohen", tha Teresa Bo e Al Jazeera, duke raportuar nga Tel Aviv.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Hamas: Rreth 25 mijë të vrarë dhe mbi 62 mijë të plagosur që nga 7 tetori! OKB: Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar! Shtëpia e Bardhë: Biden bisedoi me Netanyahun për Gazën


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?