Foto nga protesta dje

Kronikë

Protesta në sheshin "Skënderbej" për Palestinën, procedohen në gjendje të lirë 15 persona

17 Maj 2021, 12:32| Përditesimi: 17 Maj 2021, 12:33

  • Share

15 persona, organizatorë dhe të pranishëm në protestën e zhvilluar dje në sheshin "Skënderbej" në mbrojtje të Palestinës, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë sot. Policia bën me dije se ata akuzohen për tre akuza: Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Dhjetëra persona u ngritën dje në protestë në mbrojtje të Palestinës në sheshin "Skënderbej",  duke bërë thirrje "Lironi Palestinën".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?