Projekti Thumanë-Kashar u prek pronat, banorët e Bërxullës sërish në protestë: Do rezistojmë, nuk ndalemi! Një prej protestuesve humb ndjenjat gjatë tubimit

10 Tetor 2023, 08:49| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 11:25

  • Share

Banorët e Bërxullës janë ngritur sërish në protestë, në kërkim të një zgjidhje për pronat e tyre, të cilat preken nga aksin Thumanë-Kashar.  

Prej më shumë se 6 muajsh, banorët protestojnë ndërsa zotohen se nuk do të ndalen dhe se do të bëjnë rezistencë. Por ditën e sotme ndodhi edhe një incident, njëri prej proteuseve humbi ndjenjat teksa ishte në tubim me fqinjët dhe banorët e zonës. Ai u shoqërua nga policia drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore përkatëse.

Duke folur për mediat teksa, disa prej banorëve shprehen se situata po bëhet shume e rëndë dhe se ata nuk do ta pranojnë kurrë çmimin e ofruar për kompensim.

Një tjetër banor ripërsëriti se duan të drejtat dhe pronat e tyre.

“Jemi të gjithë probleme. Policia nuk do të dijë por i trajton njerëzit dikur të jenë kafshë. Ligji ka dy anët e medaljes duhet të zbatohet nga të gjithëve. Duam të drejtat tona, duam pronat tona”- tha protestuesi.

Protestuesja u zotua se protestat do të vijojnë.

‘Unë do rezistoj, unë do i përballoj të gjitha këto fatkeqësi. Nuk ka shtet, na i kanë futur në shkelm të gjithëve. Nuk do i lëmë protestat. ‘- tha një tjetër banore.

Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Sipas tyre, kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin duke theksuar se dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Ata kanë kërkuar që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të nisë hetimet për projektin.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?